Filloi hetimi për zjarrin që ndodhi në Tetovë
Ka filluar inspektimi i Prokurorisë së Tetovës, në ish kombinatin e duhanit në Tetovë, i cili të hënën u përfshi nga flakët, shkruan Alsat. Nga Prokuroria e Tetovës njoftojnë se në këtë inspektim, është i kyçur një prokuror i prokurorisë themelore të Tetovës, Policia, por edhe ekspertët e zjarrit nga Shkupi, të cilët, brenda ditëve në vazhdim, duhet të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, por edhe vendin ku dhe si ka filluar zjarri.
Nga Prokuroria e Tetovës nuk informojnë se sa pritet të zgjasë inspektimi dhe cilat janë hapat e mëtejme që do të ndërmerren.
Ndryshe, zjarri në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” është vënë në kontroll, ndërkaq ekipet zjarrfikëse vazhdojnë me aktivitetet për fikjen e plotë. Ekipi i Armatës për mbrojtje nga armët atomike, kimike dhe biologjike ka konstatuar se në ajër nuk ka grimca të gazrave helmues, ndërkaq kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se sot do të vazhdojë procesi mësimor.
- LEXO: Zjarri në Tetovë, ministri Nuredini thotë se cilësia e ajrit është në kuadër të normales, pronari i Pofix: 12 milionë euro humbje
- LEXO: Zjarri në Tetovë, ministri Nuredini thotë se cilësia e ajrit është në kuadër të normales, pronari i Pofix: 12 milionë euro humbje
- LEXO: Zjarri në Tetovë, vazhdon të dobësohet intensiteti i zjarrit, ndërkohë Armata dhe Ministria sqarojnë që ajri nuk është në gjendje kritike (VIDEO)