Prej nesër do të filloj për herë të parë linja ajrore sezonale nga Shkupi në Izmir

“TAV Maqedoni” pret frekuencë të rrisë n e trafikut ajror në sezonin e ardhshëm veror në të dy aeroportet e Maqedonisë – në Shkup, prej ku aktualisht ka fluturime në 43 destinacione dhe në Ohër, prej ku aktualisht ka fluturime në 13 destinacione, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Prej nesër fillon linja e re sezonale ajrore Shkup – Izmir. Pegasus Airlines dhe Sanexpress do të fluturojnë në këtë linjë ajrore gjatë gjithë sezonit veror, nga fillimi i qershorit e deri në fund të tetorit.

“Jemi të kënaqur që po hapet kjo linjë ajrore sezonale në mes të Shkupit dhe Izmirit, si një nga qendrat kryesore turistike në Turqi, me të cilën deri më tani nuk ka pasur lidhje direkte ajrore. Izmiri është një destinacion tërheqës për qytetarët e Maqedonisë, si në aspektin e udhëtimeve turistike ashtu edhe të biznesit, pasi është qyteti i tretë më i madh në Turqi ku ndodhet porti më i rëndësishëm i eksportit dhe ku mbahen panaire të shumta. Jemi të sigurt se kjo linjë do të kontribuojë në rritjen e numrit të turistëve, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Me këtë potencial, shpresojmë që në të ardhmen të bëhet një linjë ajrore e rregullt gjatë gjithë vitit”, tha Metin Batak, Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Sipas njoftimit të “TAV Macedonia”, nga nesër (2 qershor) deri më 27 tetor nis fluturimet e linjës ajrore “Pegasus”. Avionët do të fluturojnë çdo të enjte, me orar të mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në 14:20 dhe ora e nisjes për në Aeroportin Adnan Menderes në Izmir, në orën 15:20, si dhe çdo të diel, me orar të uljes në Shkup në ora 15:20. Ora 9:55 dhe ora e nisjes për në Izmir në orën 10:45.

Ndërkaq, kompania ajrore “Sanexpress” do të fillojë fluturimet me të njëjtën linjë ajrore nga 12 qershori dhe do të fluturojë deri më 2 tetor çdo javë, me orar uljeje në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në orën 1:35 dhe nisje në orën 2:25.

“TAV Maqedonia” shton se në sezonin e ardhshëm veror presin rritje të trafikut ajror në të dy aeroportet e Maqedonisë – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, prej nga aktualisht fluturohet në 43 destinacione dhe Aeroporti “Shën Apostulli Pal” – Ohër, prej ku aktualisht ka fluturime në 13 destinacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button