Lidhja e Sindikatave kërkon rritje të pagave, në të kundërtën paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që Qeveria që nesër të përmbush rritjen lineare të pagave të punëtorëve në sektorin publik prej 2,805 denarë që ka premtuar, ndërsa Kuvendi të tërheqë ndryshimet e propozuara të ligjit për marrëdhënie pune që e diela të jetë ditë jopune në vendet turistike, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i LSM-së, Darko Dimoski paralajmëroi sonte nga Ohri se, nëse nuk ndodhë kjo do të ketë vendim për grevë të përgjithshme i bllokadë në të gjitha institucionet.

Ai tha se, punëtorët, anëtarët e tyre kanë paraqitur shqetësim për paralajmërimin e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që e diela të jetë ditë jopune në vendet turistike, duke mos precizuar se cilat vende do të përfshihen.

Dimovski tha se, të premten do të sjellin vendim përfundimtar për grevë gjenerale.

“Për këtë, i bëj thirrje Qeverisë si partner socila dhe atë që na ka premtuar gjatë negociatave për marrëveshjesn e përgjithshme dhe kolektive për sektorin publik ku thoshte se me rishikimin e Buxhetit dhe buxhetin e ri për zbatim do të parashohin mjete për neve punëtorëve për rritje lineare prej 2,806 denarë atë ta bëjë që nesër nëse dëshiron të anashkalojë ajo që e kemi të drejtë ligjore dhe detyrë, ndërsa ajo është grevë e përgjithshme dhe bllokadë të të gjitha institucioneve. Nëse nuk ka para për punëtorët nuk do të ketë për askënd, sepse ka ardhur koha të gjithë ta zhvillojmë betejën  për ekzistencë dhe mbijetesë të punëtorëve dhe të familjeve të tyre”, tha Dimovski.

Nënktyetari në sektorin privat në LSM, Ivan Peshevski porositi që, përfaqësuesit e pushtetit të marrin seriozisht porosinë dhe të mos japin deklarata paushalle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button