Do të investohen 40 milionë denarë në 4 shkollat e Gostivarit, premtoi ministri i arsimit
Në Gostivar pritet të realizohen punime në katër shkolla fillore, ka premtuar ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit do të investojë rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit”, deklarojnë nga ministria.
Investimet janë paraparë për fasadën e shkollës fillore “Goce Dellçev”, ndërsa në shkollën “Faik Konica” do të ndërtohen pajisjet sanitare dhe muret e brendshme. Punimet pritet të përfundojnë deri në muajin gusht.
“Në planin për prokurim publik për këtë vit është paraparë rikonstruksioni i shkollës fillore “Ismail Qemali”, si dhe zëvendësimi i çatisë dhe pajisja e tërësishme e kabineteve dhe punëtorive në shkollën e mesme teknike “Gostivar””, sqarojnë nga ministria.