Shqipëria i ofroi NATO-s bazën detare të ndërtuar nga ish-sovjetikët

Shqipëria i ka ofruar NATO-s një bazë detare, me qëllim për të nxjerrë në pah vlerën e shtetit të vogël në aleancën e Atlantikur Verior “në këto kohë të vështira”, kështu bëri të ditur sot zyra e kryeministrit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kryeministri Edi Rama tha se baza detare e Pashalimanit, 180 kilometra në jug të Tiranës, mund të jetë “një vlerë e shtuar”, për aleancën dhe se ishte përgatitur një projekt për rinovimin e saj.

“Në këto kohë të rrezikshme besoj se gjenerali (i pranishëm) mund të mendojë të ketë një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”, tha Rama.

Shqipëria, e cila u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Baza e Pashalimanit e cila ndodhet në gjirin e Vlorës u ndërtua në vitet 1950 kur Bashkimi Sovjetik solli në Shqipëri 12 nëndetëse, duke e bërë atë bazën e vetme detare që ata kishin asokohe në Mesdhe. Pas prishjes së lidhjeve Tiranë-Moskë në vitin 1961, Pashaliman mbeti si një bazë detare ku strehoheshin katër nëndetëset e mbetura dhe anije të tjera të vogla ushtarake.

Baza u grabit, duke përfshirë materiale të shumta nga nëndetëset, gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, kur popullsia më e varfër e Evropës humbi kursimet e saj në skemat e dështuara piramidale. Tre nga nëndetëset u shitën për skrap, ndërsa e katërta ka mbetur, kurse qeveria po shqyrton nëse do ta kthejë atë në muze.

Pashalimani u rinovua nga Turqia dhe që atëherë është përdorur si bazë detare për disa anije ushtarake, që patrullojnë detet Jon dhe Adriatik.

NATO gjithashtu ka nisur punën për të përmirësuar bazën ajrore të Kuçovës, edhe kjo e epokës komuniste, e cila ndodhet 85 kilometra në jug të kryeqytetit dhe do të përdoret për operacionet e ushtarake të aleancës euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button