Dy gjenitë e matematikës Ylli dhe Makedon në takim me ministrin e Arsimit
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri sot realizoi takim me dy gjenitë e matematikës, 13 vjeçarin Ylli dhe 7 vjeçarin Makedon. Ministri Shaqiri tha se, dy gjenitë janë ardhmëria e vendit, shkruan Portalb.mk.
“Makedon Dimitrovski dhe Ylli Morina janë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut. Talenti i tyre, dëshira për të mësuar dhe përkushtimi duhet të na nxisin të gjejmë mënyrat më të përshtatshme për t’i mbështetur ata. Ato janë dëshmi se vendi ynë ka një potencial të shkëlqyer kuadrosh që kërkon përgjigje institucionale, që të mund të realizohet plotësisht. Në këtë drejtim janë edhe angazhimet tona si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, t’u japim atyre mundësi për edukim cilësor, për të zhvilluar kreativitetin dhe inovacionin, me çka do t’u sigurojmë kushte të mira për avancim, realizim dhe punë. Pikërisht ајо është qëllimi i reformave në arsim, të mundësojmë realizimin e këtyre potencialeve të jashtëzakonshme”, theksoi ministri Shaqiri pas takimit.
Mbështetja për talentët, siç shpjegoi Shaqiri, fillon me identifikimin e tyre, në të cilin është i pashmangshëm roli i mësimdhënësve, të cilët më pas punojnë me këta fëmijë. Gjithashtu, me sërë politikash, masash dhe aktivitetesh vlerësohet, stimulohet dhe inkurajohet puna e nxënësve të talentuar, krijues dhe të talentuar.
Ndryshe, ky takim realizohet pasi një javë pasi Meta.mk dhe Portalb.mk publikuan storjen për gjeniun e ri Yli Morina, i cili jeton në lagjen e Shkupit, Shuto Orizare dhe pothuajse çdo moment e kalon duke zgjidhur detyra të matematikës dhe fizikës. Ai, për dallim nga bashkëmoshatarët e tij, falë njohurive të tij, ndjek mësim për klasën e tetë në vend se për të shtatës. Gjithë atë që e di, Ylli e ndanë në kanalin e tij në Youtube dhe në atë mënyrë shumë studentë shumë studentë të arkitekturës, fizikës, ekonomisë dhe shkencave të tjera që lidhen me matematikën kanë mësuar për të. Studentë nga Maqedonia e Veriut dhe nga bota kërkojnë ndihmë prej tij.
Ai ka përgatitur dy përmbledhje me detyra të cilat ende nuk janë publikuar dhe shpreson se do të arrijë që arsimin e tij ta vazhdojë në gjimnazin matematikor, në vend që edhe një vit të qëndrojë në një vend duke mësuar materialet e arsimit fillor të cilat veç më i di.
Ministri u ka premtuar dy djaloshave bursa dhe u ka dhuruar libra.