Padi kundër një 23-vjeçari nga Saraji për shkak të gjuhës së urrejtjes

SPB Ohër ka dorëzuar padi penale kundër 23-vjeçarit nga Saraji, B.K. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “shpërndarje të materialit racist dhe ksenofob nëpërmjet sistemit kompjuterik”, njofton Portalb.mk.

“Ai më 09.12.2021, pas publikimit të një teksti në internet portal në rrjetin social në Facebook, ka shkruar koment me të cilin ka nxitur urrejtje dhe dhunë kundër një grup të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas Kodit Penal, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet. Portalb.mk ndër vite shkruan për problematikën e gjuhës së urrejtjes dhe të gjitha pasojat që kjo e fundit i sjellë shoqërisë multietnike të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button