Mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e natës së parë të Eurovizionit, në finale u kualifikuan 10 shtete (VIDEO)

Duke e hapur edicionin e 66-të të Eurosong-ut, mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e natës së parë, ku u prezantuan 17 këngë nga vende të ndryshme në skenën e “Pala Olimpico” në Torino të Italisë, shkruan Portalb.mk.

Nikoqirët e kësaj mbrëmje ishin Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelano, të cilët bënë një atmosferë shumë mikëpritëse.

Mbrëmë u kualifikuan vetëm 10 shtete për në finale dhe fatkeqësisht Shqipëria nuk ishte ndër to. Në finale do t’i shohim:

Zvicrën: Marius Bear – “Boys Do Cry”

Armeninë: Rosa Linn – “Snap”

Islandën: Systur – “Með hækkandi sól”

Lituaninë: Monika Liu – “Sentimentai”

Portugalinë: MARO – “saudade, saudade”

Norvegjinë: Subwoolfer – “Jepini atij ujku një banane”

Greqinë: Amanda Tenfjord – “Die Together”

Ukrainën: Orkestra Kalush – “Stefania”

Moldavinë: Vëllezërit Zdob dhe Zdub dhe Advahov – “Trenulețul”

Holandën: S10 – “De Diepte”

Përveç këtyre, paraprakisht janë kualifikuar për finalen e madhe këto pesë shtete: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet të enjten në ora 21:00 ku do të këndojë edhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa të shtunën në ora 21:00 do të jetë finalja e madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button