Qeveria e RMV-së shfuqizoi vendimin për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi vendim që të shfuqizohet vendimi për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit, informuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi është miratuar në bazë të gjendjes së konstatuar se prodhimi aktual vendor i vajit të lulediellit e furnizon tregun vendor për nevojat për konsumin e gjerë, përkatësisht për shërbimin e qytetarëve, pasi sasitë aktuale ndikojnë pozitivisht në gjendjen stabile të këtij produkti ushqimorë bazë, si dhe se nuk ka nevojë të krijohen teprica, përkatësisht rezerva të vajit të lulediellit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Paraprakisht, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë kohës së takimit me ministren e Financave të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se Maqedonia e Veriut do të fillojë me eksportin e vajit të lulediellit në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button