RMV, benzina do të rritet për dy, ndërsa dizeli për gjysmë denari

Nga sonte në mesnatë benzina do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa dizeli për gjysmë denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

“Vendimi rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0,88 për qind”, thonë nga KRRE.

Sipas vendimit, çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 është 90,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 92,5 denarë për litër, ndërsa Eurodizel do të jetë 89,5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk ndryshon dhe mbetet 87.5 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së për 0.261 denarë për kilogram do të rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 53.848 denarë.

Si shkak për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE janë rritja e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror për benzinën me mesatarisht 3.129 për qind dhe uljen e naftës me 0.958 për qind, si dhe 0.223 për qind më e lartë e këmbimit të denarit kundrejt dollarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button