Policia me kallëzim penal ndaj shkupjanit për ndotje te mjedisit me mbeturina

Në lidhje me ndotjen e mjedisit jetësor, duke e vlerësuar si rrezik, Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një qytetari të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“SPB – Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj 31 vjeçarit M.B. nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, e dënueshme në bazë të nenit 23, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, deklarojnë nga Policia.

Punonjësit e Policisë, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor kishin kryer kontrolle në rrugën “Metodija Andonov Çento”, ku 31 vjeçari kishte kryer shitblerjen e mbeturinave, përkundër asaj se nuk kishte leje për kryerjen e këtij aktiviteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button