Mungesë transparence gjatë zbatimit të masave ekonomike nga Qeveria gjatë pandemisë Kovid-19, vlerësoi revizioni

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer revizionin e masave ekonomike të marra nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në lidhje me tejkalimin e pasojave nga pandemia e shkaktuar nga virusi Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Mungesë e sistemit të integruar për regjistrimin e realizimit të mbështetjes financiare, zvogëlimi i transparencës dhe llogaridhënies gjatë zbatimit të masave ekonomike, pamundësia që të ndiqen plotësisht efektet për rimëkëmbjen efektive të ekonomisë vendore, kushtet kyçe të identifikuara gjatë realizimit, monitorimit dhe efikasitetit të masave ekonomike qeveritare”, deklarojnë nga Revizioni.

Këto vlerësime vijnë në kuadër të revizionit të “Masave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përballimin me krizën e shkaktuar nga virusi Kovid-19”.

Në revizionin e kryer është konstatuar se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (18 mars – 22 qershor 2020), janë sjellë 250 Dekrete me fuqi ligjore, pa vlerësim, analizë dhe planifikim gjithëpërfshirës.

Revizioni raportoi që nga 19 marsi i vitit 2020 deri më 20 prill të vitit 2021, nga gjashtë paketat e masave, nga 576 milionë euro të planifikuara, janë realizuara 427 milionë euro deri më 29 tetor të vitit 2021. Rreth 42 përqind e masave ekonomike janë realizuar si mbështetje financiare për pagat, 20 përqind si mbështetje direkt për prodhimet vendase, ndërsa 17 përqind si masa për mbështetjen e sektorit shëndetësor dhe social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button