Shqipëria do të pres deri në fund të qershorit për ta çuar procesin para bashkë me Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Edi Rama

Edi Rama deklaroi se kanë në fokus bindjen e Bullgarisë për t’i hequr veto-n Maqedonisë së Veriut në mënyrë që procesi i integrimit të eci paralel, raporton EN.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Oliver Varhelyi-n, kryeministri tha se nuk mund të prishet e gjithë puna që po bëhet aktualisht me Bullgarinë vetëm sepse ne duam të integrohemi sa më shpejtë.

“Nuk mund t’i biem këmbës o tani o rashë e vdiqa sado të drejtë të kemi sepse përndryshe na mbyllin në banjë siç ndodh me fëmijët që i bien këmbës nëpër filma,” – u shpreh Rama.

Ai deklaroi se do të presin deri në fund të qershorit për ta çuar procesin para bashkë me RMV-në. Nëse nuk funksionon, kryeministri tha se do të ndryshojnë kursin dhe kërkesat që të shpjegojmë se nuk mund të presim pafundësisht Bullgarinë.

“Duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit, kam eksperiencë me këtë,” – tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button