Shkopinjtë “elektrik” japonez e bëjnë ushqimin të njelmët (VIDEO)

Ushqimi në Japoni së shpejti do të mund të shijohet pa pasur nevojë që ata të shqetësohen për sasinë e kosumimit të kripës në një servim, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Studiuesit kanë zhvilluar shkopinj që krijojnë artificialisht shijen e kripës, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e natriumit në disa nga pjatat më të njohura të vendit.

Shkopinjtë funksionojnë duke përdorur stimulim elektrik dhe një mini-kompjuter të veshur në rripin e dorës së ngrënësit.

Përmes shkopinjëve, transmetohen jonet e natriumit nga ushqimi në gojë ku ato krijojnë një shije të njelmët. Kjo pajisje u krijua nga Homei Miyashita, një profesor në Universitetin Meiji në Tokio, laboratori i të cilit bashkëpunoi me prodhuesin e ushqimit dhe pijeve Kirin për të zhvilluar pajisjen.

Ekipi tha se është duke punuar për prototipin dhe se shpreson që vitin e ardhshëm t’i bëjë shkopinjtë e disponueshëm për konsumatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button