Bullgaria e tregoi kushtin që duhet të plotësojë Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Genchovska deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj, në mënyrë që të avancohet në procesin e integrimit europian, raporton EN.

Deklaratën, Genchvska e bëri ditën e sotme para konferencës që do zhvillohet në Sofje me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, shkruan Radio Bulgaria.

Gjatë vizitës së tij në Bullgari, Varhelyi do të takohet me presidentin Rumen Radev, dhe kryeministrin Kiril Petkov për të diskutuar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, më 28 prill Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë. Në Tiranë, Varhelyi do të takohet me kryeministrin Rama.

Vizita vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Në deklaratat e tij të mëparshme, kryeministri Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasjen e saj për hapjen e negociatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button