Nesër dhe pasnesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që dy ditët e ardhshme do të ketë kufizime nëpër rrugët e Shkupit për shkak vizitave zyrtare, për këtë ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë urdhrat e policisë, transmeton Portalb.mk.

“Më 27 dhe 28 prill (e mërkurë dhe enjte), për shkak vizitës zyrtare në vend të kryetarit të Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shenton, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë”, deklarojnë nga Ministria për Punë të Brendshme në RMV.

Kufizimet do të shtrihen në një pjesë të madhe të Shkupit, kryesisht në qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button