Më 20 dhe 21 prill mbahen takimet e grupeve punuese Kosovë – Serbi

Të enjten dhe të premten në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës të grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e tabelave të veturave.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke konfirmuar për datat, ka thënë se është përgjegjësi e të dyja palëve që të gjejnë zgjidhjen, raporton Kosovo-online, transmeton KlanKosova.tv.

“Duam që ata të arrijnë progres deri më 21 prill”, është shprehur Stano.

“Çfarëdo marrëveshje rreth tabelave kërkon fleksibilitet dhe kompromis politik”.

Për BE-në marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave kërkon urgjencë për gjetjen e një zgjidhjeje që u përshtatet të dyja shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button