Lufta për paga të dinjitetshme vazhdon në rrugë: LSM i fton punëtorët të kyçen në protestën e 1 majit

Porosisim se nuk është kohë për sallata dhe skarë, koha është për luftë për pagën tende dhe për të drejta të punëtorëve. Nëse nuk lufton për vete dhe ke pagë të mirë, duhet të jesh solidarizues dhe të luftosh për ata rreth teje që nuk kanë pagë të mirë dhe nuk kanë jetë të mirë, thuhet në postimin në Facebook të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) me rastin e protestës e cila është caktuar që të mbahet më 1 maj me kërkesë për rritje lineare të pagave, njofton Portalb.mk.

“LSM vlerëson se ka ardhur koha që çdonjëri punëtor, anëtar i sindikatave, punëtorët dhe qytetarët, të gjithë sindikatat, por edhe vëllezërit dhe motrat tona – sindikalistë dhe aktivistë për të drejtat e punëtorëve që të dalin në protestën e madhe sindikale i cili fillon mu në Ditën Botërore të Punës – 1 Maji”, thuhet në postimin e LSM-së në të cilën dërgohet thirrje deri te të gjithë punëtorët dhe organizatat sindikale për të marrë pjesë.

Kërkesa kryesore e LSM-së, ashtu siç deri më tani është theksuar, është prej 1 majit të rriten pagat në sektorin publik dhe privat prej së paku 2.806 denarë neto.

“Nuk ka arsyetim për çdonjërin që më 1 maj do të zgjedh të shkojë në piknik ose do të qëndrojë në shtëpi, në vend që të dalë në protestë, pasi që atje askush nuk do ta dëgjojë apo shohë se i duhet pagë më e madhe, a në atë mënyrë nuk do ta ndihmojë as veten e as të tjerët.

Sipas LSM-së më shumë se 700.000 punëtorë në RMV, janë të prekur nga nevoja e rritjes së pagës.

“Në dhjetor 2021 ishim në rrugë dhe fituan ditë të lirë pune, në shkurt 2022 ishin në rrugë dhe fituam 18.000 denarë pagë minimale. Më 1 maj 2022 patjetër të jemi në rrugë që të fitojmë rritje të të gjitha pagave të punëtorëve, mos lejo që të mos jesh një prej 700.000 punëtorëve të cilët nuk ka luftuar dhe nuk ka qenë pjesë e betejës për të drejtat e punëtorëve”, theksojnë nga LSM.

Protesta do të mbahet më 1 maj me fillim prej orës 12:30 përpara ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, a do të mbarojë para Qeverisë ku do të prezantohen kërkesat e punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button