Një çift ka fituar 777 mijë denarë duke e mashtruar një grua të moshuar për disa vite
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një çifti në lidhje me një mashtrim që i kanë bë një plak duke i marrë kundërligjshëm 777 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Të dyshuarit në periudhën nga viti 2010 deri më vitin 2022, me vetëdije dhe me paramendim, në disa raste e kanë sjellë në huti një grua në moshë nga Dibra, e cila nga një bankë dhe dy shoqëri financiare, ka marrë kredi dhe si borxh ua ka dhënë të hollat të denoncuarve të cilët i kanë premtuar se do t’ia kthejnë të njëjtat në këste”, deklarojnë nga Policia
Ata akuzohen për “mashtrim” dhe “Keqpërdorim të të dhënave personale” të viktimës, pasi kanë keqpërdorur letërnjoftimin dhe e-mailin e saj për të realizuar onlajn marrje të kredisë.