Në Maqedoninë e Veriut për një muaj janë dhënë 250 leje ndërtimi në vlerë rreth 45 milionë euro

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 250 leje ndërtimi, ashtu që 55.2 përqind janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit shkurt të vitit 2022 janë dhënë 250 leje ndërtimi, që është për 27.7 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e paraparë e objekteve është 2 763 961 000 denarë, që është për 39.7 %  më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga 250 leje, 138 janë për ndërtime të larta, 29 për ndërtime të ulta dhe 83 janë për rikonstruim, derisa 58.4 përqind janë investime nga personat fizik.

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 440 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 40 405 м2”, sqarojnë nga Enti.

Më së shumti leje janë dhënë në Ilinden (22), Makedonski Brod (22), Strumicë (16), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button