Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjithë shtetin, alarmoi Departamenti i Shtetit

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e 2021 për Shqipërinë thotë se vendi ynë ka korrupsion të përhapur në të gjithë shtetin, raporton EN. Sipas DASH, problem mbetet pavarësia e gjyqësorit dhe mungesa e ndëshkueshmërisë pavarësisht se SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit kanë ‘bërë përparim të rëndësishëm gjatë 2021’.

Megjithëse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, – thotë DASH, burimet e kufizuara, rrjedhjet e informacionit hetimor, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem emërimi i paorganizuar mirë, i penguan hetimet.

Në raport, DASH thekson se hetimi i zyrtarëve të lartë në Shqipëria mbetet në nivel të ulët.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, DASH thotë se ‘ka pasur raporte se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale janë përpjekur që të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme’.

Raporti thotë se mediat e pavarura ishin aktive në investigimin e krimit dhe korrupsionit por pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button