RMV, partitë nuk janë të gatshme t’i heqin duart nga pazaret për shërbimet e larta drejtuese

Në legjislacionin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka dallim të qartë ndërmjet nivelit politik dhe profesional, gjegjësisht fushëveprimi për shërbimin e lartë drejtues nuk është i përcaktuar dhe përcaktuar qartë. Por sa janë të gatshme partitë e vendit për depolitizimin e pozitave drejtuese, përkatësisht të heqin dorë nga bërja e pazareve të koalicionimit me ndarjen e pozitave të larta, diçka që e ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian? Ekzistojnë dyshime nëse ka vërtet vullnet për ndryshime, pasi ligji që rregullon këtë çështje po zvarritet për tre vite, transmeton Portalb.mk.

Futja e parimit të sistemit të meritës ose punësimi dhe ngritja në shërbim ekskluzivisht sipas sistemit të meritës, varet nga zgjidhjet e rregulluara në ligje dhe ndryshimet që janë temë në institucionet e sistemit përpara se të hyjnë në fuqi. Në të njëjtën kohë me zgjidhjet e reja ligjore duhet të vihet në vijë partia, nepotizmi dhe kronizmi, veçanërisht në shërbimin e lartë drejtues, i cili nga ana e tij lidhet me Ligjin për Shërbimin e Lartë drejtues (LShLD), thuhet në raportin “Monitorimi i procesit të integrimit evropian: Reforma e Administratës Publike” të Fondacionit Metamofozis.

Sipas ekspertëve të cituar në këtë raport, përveç emërimit të njerëzve të lartë në ndërmarrjet publike, agjencitë, inspektoriatet dhe organet e tjera të administratës shtetërore, ai ka paraparë edhe profesionalizëm në emërimin e sekretarëve, me përjashtim të institucioneve të pushtetit qendror dhe pushtetit lokal, ndonëse në debat shtrohej pyetja a nuk do të thotë kjo ndërhyrje në vetëqeverisjen lokale?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, foto: Fisnik Xhelili-Portalb.mk
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, foto: Fisnik Xhelili-Portalb.mk

Megjithatë, në versionin e fundit të ligjit, kjo zgjidhje mbeti. Sidoqoftë, ligji fillimisht parashikohej që të zbatohet në rreth 250 pozicione drejtuese (megjithëse konsideronte përfshirjen e të gjithë njerëzve në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive aksionere shtetërore), duke ulur kështu politizimin në shërbimin e lartë drejtues dhe ta zëvendësojë atë me staf profesional të përzgjedhur sipas sistemit të meritës. Një tjetër çështje e diskutueshme kudo është se në cilin institucion do të vendosen komisionet për përzgjedhjen e kandidatëve për shërbimin e lartë drejtues. Ose në Parlament, siç ishte planifikuar paraprakisht në një nga ndryshimet, ose në Qeveri dhe ministri.

Sipas informacioneve që janë arritur gjatë përgatitjes së këtij Raporti nga ekspertë dhe burime të tjera, problemi është padyshim në dy segmente – ku do të pozicionohen komisionet dhe nënkomisionet dhe zgjedhja e sekretarëve – sekretari i shtetit në ministri dhe sekretarët në pushtetet lokale. Problemi i dytë me sekretarët në versionin e fundit të ligjit u zgjidh në atë mënyrë që sekretarët në mbetën për zgjedhje, derisa morëm informacion se si u zgjidh problemi me vendndodhjen e komisioneve dhe nënkomisioneve.

Sa i përket rrugës së gjatë të këtij ligji të pa miratuar, edhe pse po përgatitet nga viti 2019, në opinionin ekspert dhe media pothuajse nuk ka dyshim se arsyeja kryesore qëndron në partizimin e shërbimit të lartë drejtues, i cili vazhdimisht është lëndë e pazareve politike dhe marrëveshjeve të tipit “i imi-i yti”. Shembull për këtë mund të shihet në marrëveshjen e arritur për partner të ri koalicioni në qeverinë aktuale, kur përveç posteve ministrore, u ra dakord për nën 50 pozicione drejtuese të organeve, trupave dhe institucioneve brenda sistemit ekzekutiv, për çka konfirmuan edhe vetë Qeveria.

Afrim Gashi - Zoran Zaev
Afrim Gashi – Zoran Zaev, foto: Qeveria e RMV-së

“Sipas marrëveshjes së arritur, Alternativa do të marrë përgjegjësinë në menaxhimin e organeve udhëheqëse dhe qeverisëse në disa institucione në nivel qendror dhe rajonal. Ndër to, më të rëndësishmet janë MEPSO, Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor, Transporti Hekurudhor, Qendra Klinike Tetovë, Agjencia për Investime të Huaja etj”, thuhej në njoftimin e Qeverisë, kur u arrit koalicioni LSDM-Alternativa.

Ky dyshim për politizimin e ligjit për drejtuesit e lartë u konfirmua hapur nga të gjithë ekspertët në fokus grupin me të cilin folëm. Sipas tyre, bëhet fjalë për vullnet politik që të largohen duart nga pozitat e udhheqësisë së lartë gjatë marrëveshjeve koalicionuese apo në zbatimin e politikave partiake nga pozita e pushtetit ekzekutiv.

Ndryshe, Ligji për shërbimin e lartë drejtues rregullon shërbimin e lartë drejtues, duke përfshirë parimet e shërbimit të lartë drejtues, Komisionit për shërbimin e lartë drejtues, procedurën e përzgjedhjes dhe plotësimit të pozitave të larta drejtuese, të drejtat dhe detyrimet e udhëheqësisë së lartë, menaxhimin e performancës së udhëheqësisë së lartë, përgjegjësinë, formimin profesional, shkarkimin dhe përfundimin e mandatit, si dhe çështje të tjera që lidhen me shërbimin e lartë drejtues.

Profesionalizimi i shërbimit të menaxhmentit të lartë është një nga parakushtet kryesore për ngritjen e kapaciteteve organizative dhe forcimin e qeverisjes së mirë në institucionet e sektorit publik. Përveç kësaj, qeverisja e mirë është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve te shteti dhe institucionet.

Me fjalë të tjera, duke i pasur këto ligje, secili punonjës do të marrë atë që meriton. Meritokraci, ashtu siç kërkon edhe BE-ja në raportet e saj.

“Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në reformën e administratës së saj publike. Është bërë njëfarë progresi në finalizimin e rishikimit funksional horizontal të administratës shtetërore. Maqedonia e Veriut aktualisht është duke rishikuar kornizën legjislative për menaxhimin e burimeve njerëzore përmes rishikimit të Ligjit për nëpunësit administrativë dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, dhe po prezanton një ligj të ri për shërbimin e lartë drejtues. Kuadri i ri duhet të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore në të gjithë administratën dhe do të kontribuojë në sigurimin e respektimit më të mirë për punësimet, promovimet dhe shkarkimet e bazuara në merita, duke përfshirë në nivelin e udhëheqësisë së lartë”, thuhet në raportin e KE-së për vitin 2021.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button