Ministri Shaqiri për grevën e mësimdhënësve: Sfidat me Sindikatën i kemi zgjidhur në tavolinë, kështu do të jetë edhe tani
Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, para grevës së paralajmëruar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vlerësuar që greva asnjëherë nuk është në favor të procesit arsimor dhe të nxënësve, transmeton Portalb.mk.
“Edhe pse ka kushte të krizës shëndetësore, krizë lufte dhe ekonomike, ne debatojmë me Sindikatën për të gjetur një zgjidhje nga e cila nuk do të ketë palë të pakënaqur. Besoj se kjo do të ndodhë së shpejti dhe për këtë do ta informojmë opinionin”, deklaroi Shaqiri.
Ai vlerësoi që ndërprerja e mësimit nuk është alternativë e mirë, sepse do të gjejnë zgjidhje që nuk do të ketë palë të pakënaqura, duke theksuar që ndryshimi i Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional është në procedurë parlamentare.
“Ndërprerja e sërishme e procesit arsimor dhe mbyllja e nxënësve nëpër shtëpi nuk është alternativë e mirë”, deklaroi ministri.
SASHK-u dhe Ministria do të vazhdojnë të debatojnë, theksoi Ministri, duke përkujtuar që në tre vitet e fundit rroga e mësimdhënësve është rritur për 21 përqind.
“Deri më tani, të gjitha sfidat me SASHK-un i kemi zgjidhur së bashku në tavolinë dhe përmes dialogut konstruktiv. Kështu do të jetë edhe këtë herë. Mësuesit janë hallka më e rëndësishme në procesin arsimor dhe ne vazhdimisht po punojmë për ta forcuar atë hallkë, për të ngritur motivimin për punë, për kushte më të mira pune etj. Greva nuk është asnjëherë në favor të procesit arsimor dhe studentëve që janë dhe duhet të mbeten fokusi dhe prioriteti ynë”, deklaroi Shaqiri në lidhje me pyetjen nga MIA se a do të arrihet zgjidhje në fundjavë.
Ndryshe, SASHK ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim nga 11 prilli, pasi Qeveria nuk vendosi deri më 15 mars në lidhje me rritjen e pagës.
“Kemi një tekst të marrëveshjes kolektive të përgatitur nga grupet punuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe SASHK-ut. Ajo që ne kërkojmë është harmonizimi me pagën minimale prej 18 mijë me kontrata kolektive, ajo të inkorporohet në kontratat kolektive, ku bazë për llogaritjen e pagës do të jetë paga minimale kombëtare. Duke qenë se paga minimale do të jetë 18.000 denarë, atëherë baza do të jetë 18.000 denarë, e cila do të shumëzohet me faktorin përkatës të kompleksitetit të vendit të punës. Në këtë mënyrë do të shmanget barazuesi, që po rritet gjithnjë e më shumë tash e disa vite – njerëzit me punë të ndryshme dhe kompleksitete të ndryshme të punës marrin të njëjtën pagë”, pati deklaruar para një muaji kryetari i SASHK-ut, Nedellkov.
Nëse kemi parasysh se paga minimale në vend është 18.000 denarë, numër ky që shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit të punës, i cili për pozitën mësues në arsimin fillor është 2.503, atëherë del se paga e një mësues duhet të jetë 45.054 denarë. Për një profesor në arsimin e mesëm ky koeficient është 2.533, që do të thotë se paga e arsimtarit në arsimin e mesëm duhet të jetë 45.594 denarë. Për pozitën e pastruesit koeficienti është 1.3, që do të thotë se një pastruesit në shkollë do të merrte pagë prej 23.400 denarë.
- LEXO: Greva në arsim dhe kopshte “mobilizon” gjyshërit në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Këto janë kërkesat e Sindikatës drejtuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut para se të fillojë greva
- LEXO: Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut meritojnë rroga më të larta, jemi në bisedime me Sindikatën, vlerësoi Kovaçevski
- LEXO: RMV, SASHK-u solli vendim për grevë të përgjithshme në kopshtet e fëmijëve, shkollat e mesme dhe fillore nga 11 prilli
- LEXO: Rritja e rrogës së arsimtarëve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata në takim u pajtuan për vazhdimin e dialogut
- LEXO: RMV, sot priten rezultatet e negociatave me SAShK-un për rritjen e pagave tjera
- LEXO: SASHK-u kërkon që paga e arsimtarëve të jetë 45 mijë denarë
- LEXO: Shaqiri: Nuk kemi përfitime nga greva, po shqyrtohen disa mundësi për rritje të pagave
- LEXO: Deri në mes të muajit mars do të ketë rritje të pagave në Maqedoninë e Veriut përmes Marrëveshjes Kolektive, besojnë nga sindikata
- LEXO: RMV, me 101 vota “për” paga minimale kaloi filtrin e parë parlamentar
- LEXO: RMV, u arrit marrëveshje për pagën minimale
- LEXO: Dimovski: Kur paga minimale të bëhet 18.000 denarë, të gjitha rrogat duhet të harmonizohen
- LEXO: Sindikata e pavarur akademike: rritja e pagës minimale një hap para, por nuk duhet të barazohet me punën e atyre që kanë nivele të ndryshme arsimore
- LEXO: RMV, Sindikata e PAOGJSHQ: Të rriten pagat gradualisht ose do të hyjmë në grevë
- LEXO: Radikalizim të masave nëse nuk do të rriten pagat në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Sindikata