Meksikë, kjo është makina elektrike e krijuar nga vajzat (VIDEO)

Çdo automjet është i ndërtuar me dorë në fabrikën në shtetin Puebla, Meksikë Qendrore. Brenda fabrikës shihen mekanike vajza që punojnë me kolegë djem, shkruan Blogtuan, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht, kompania ofron dy modele të ndryshme automjetesh elektrike, MX2 dhe MX3, të dyja me çmim rreth 29,000 dollarë. Bateria e makinës kërkon 8 orë për t’u karikuar plotësisht dhe mund të qëndrojë rreth 160 km me bateri, me shpejtësi maksimale prej 85 km/h.

“Për mua, kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse industria e veturave është një industri e ndërtuar kryesisht rreth gjinisë mashkullore. Pra, është e rëndësishme të fillojë transformimi i kësaj industrie. Jam e lumtur që jam në gjendje të ndihmoj në përhapjen e mesazhit se çështja e pabarazisë gjinore ekziston dhe ajo duhet të adresohet” tha Nazareth Black.

Black tha që shpreson se marka e saj do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha në industritë tradicionalisht të dominuara nga djemtë në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button