Qeni robot po ndihmon për të menaxhuar Pompein (VIDEO)
Një robot me katër këmbë i quajtur Spot është vendosur për të bredhur nëpër rrënojat e Pompeit të lashtë, për të identifikuar çështjet strukturore dhe të sigurisë. Detyra e tj është të gërmojë nën tokë për të inspektuar tunelet e gërmuara nga hajdutët e relikteve, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.
Roboti i ngjashëm me qenin është nga teknologjitë më të reja që përdoret në një projekt më të gjerë për të menaxhuar më mirë parkun arkeologjik. Kujtojmë që UNESCO tha se do të shtojë Pompein në një listë të vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, nëse autoritetet italiane nuk përmirësojnë ruajtjen e tij.
Spot, i bërë nga Boston Dynamics me bazë në SHBA, është i aftë të inspektojë edhe hapësirat më të vogla. Autoritetet e parkut thanë që ky robot mbledh dhe regjistron të dhëna të dobishme për studimin dhe planifikimin e ndërhyrjeve të hajdutëve.
“Synimi është të përmirësohet cilësia e monitorimit të zonave ekzistuese, dhe të përmirësohet njohuria jonë për gjendjen e ecurisë së punimeve në zonat që po rikuperohen ose restaurohen dhe në këtë mënyrë të menaxhohet siguria e zonës, si dhe atë të punëtorëve” thanë autoritetet e parkut.
Sipas Gabriel Zuchtriegel, drejtor i parkut arkeologjik të Pompeit, Spot është roboti i parë që punon për vendet arkeologjike.
Autoritetet e parkut kanë eksperimentuar gjithashtu me një skaner lazer fluturues të aftë për të kryer skanime 3D në të gjithë zonën prej 66 hektarësh.