Agjërimi i ramazanit faktor për ndryshim rrënjësor 

Islam do të thotë nënshtrim i plotë ndaj vullnetit të Zotit e cila na drejton tek paqja. Nënshtrimi i plotë sidoqoftë nuk mund të arrihet pa disiplinë dhe bindje.

Me agjërim, muslimanët urdhërohen të braktisin ushqimin, të zgjohen herët, të heqin dorë nga bisedat ose sjelljet e pahijshme dhe të përpiqen për t’u përmirësuar dhe të përparojnë në bërjen e veprave të mira. Kjo kërkon disiplinë e cila arrihet duke e shtyrë vetën të zgjohet herët (ose në pjesën e fundit të natës), duke e sakrifikuar kënaqësinë e gjumit për t’u falur.

Disiplina

Disiplina nuk është diçka që mund të arrihet për një ditë ose edhe për një javë kjo është pse muslimanët urdhërohen të agjërojnë për një muaj të tërë.

Mundësi e mirë

Agjërimi i ramazanit është një mundësi mjaft e mirë për të kalitur durimin dhe vetëpërmbajtjen. Ai gjithashtu është një mundësi për të kontrolluar zemërimin dhe një gjuhë, që flet mbarë e mbrapsht. Në të njëjtën kohë na jep mundësinë të hollojmë trupin dhe ta mbajmë atë larg çdo shëndoshje si dhe të përfitojmë nga çdo lloj efekti terapeutik që mund të ketë agjërimi.

Vetëkontrolli

Kurani i Shenjtë thotë:

“Dhe ata që e përpijnë zemërimin dhe falin, Allahu i do mirëbërësit”.

Njeriu nxitet e tundohet nga faktorë të ndryshëm si njerëzit, përgjegjësitë, mendimet, emocionet e ndryshme në jetën e tij etj., të cilat ia bëjnë të vështirë t’i kontrollojë veprimet e tij. Shumë njerëz mundohen shumë për të hequr dorë nga ushqime të caktuara, zakone dhe praktika të shfrenuara por dështojnë, vazhdimisht. Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë njeriun të edukojë ndjenjën e vetëkontrollit dhe të vigjilencës të cilat e bëjnë më të lehtë të heqë dorë nga zakonet e tij të këqija gjatë këtij muaji.

Duke hequr dorë nga ushqimi, i cili është i lejuar dhe esencial për ekzistencën e njeriut, ai e forcon vendosmërinë dhe i mundësohet të ketë vetëkontroll më të madh ndaj veprimeve të tij. Diçka që i sjell atij dobi edhe jashtë Ramazanit.

Ndërtimi i marrëdhënieve familjare

Sa shumë i kemi ftohur raportet me anëtarët në familjet tona. Shpesh ndëgjojmë të thuhet “jetojmë në epokën e digjitalizmit”. Ma shumë kohë kalojmë në rrjetet sociale sesa me vëllaun, motrën apo babën a nënën.
Është rasti i mirë agjërimi të n’a ndryshon në mënyrë radikale për të mirë.
Duke u ofruar me njerëzit e afërt në iftar të përbashkët. Syfuret le të jenë takimet tona!

Të ndryshojmë me bindje

Agjërimin ta bëjmë me nijet për Zotin, ashtu siç largohemi nga haja dhe pijet të largohemi nga fjalët e tepërta, nga mendimet e këqija, paragjykimet dhe botëkuptimet e gabuara!

Për hajr dhe agjërim të lehtë e të pranuar!

Shkruan: Dr.Kujtim Kasami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button