Polonia akuzoi Gjermaninë për marrëdhënie të ngushta me Rusinë

Zëvendëskryeministri polak Jaroslaw Kaczynski akuzoi Gjermaninë për marrëdhënie të ngushta me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt, Kaczynski iu referua luftës Rusi-Ukrainë duke thënë: “Për vite me radhë, qeveria gjermane nuk donte të kuptonte se çfarë po bënte Rusia nën (presidentin Vladimir) Putinin. Ne e shohim rezultatin sot”.

Duke deklaruar se Rusia fiton pesë herë më shumë nga eksportet e naftës në krahasim me gazin natyror, Kaczynski akuzoi Gjermaninë se nuk e furnizon Ukrainën me armë të mjaftueshme dhe nuk vendos embargo ndaj importeve ruse të naftës.

Ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro më herët gjithashtu ka thënë se kundërshtimi më i madh ndaj sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë erdhi nga Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button