Nën akuzë për korrupsion, gjykata la në burg Alqi Bllakon

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët ne Fier, i ka kërkuar sot gjykatës lehtësim të masës arrest me burg, raporton TopChannel.

Por gjykata vendosi të lërë në fuqi masën arrest me burg.

Ndaj ish deputetit Alqi Bllako, Prokuroria ka ngritur akuza për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i fuknsionarëve të lartë shtetërorë”. Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.

Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button