Komisioni Evropian: Metodologjia dhe zbatimi i regjistrimit në RMV në pajtueshmëri me të gjitha standardet

Komisioni Evropian kumtoi se nuk i vë në pikëpyetje rezultatet dhe metodologjinë e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, rezultatet e të cilit u prezantuan të mekurën, njofton Portalb.mk.

“Nuk i komentojmë deklarimet e tilla. Ashtu siç është thënë në Raportin për Maqedoninë e Veriut të vitit 2021, Ligji dhe Metodologjia, ndaj të cilave janë të bazuara përgatitjet, organizimi dhe zbatimi i regjistrimit, janë gjerësisht të harmonizuara me standardet relevante të definuar me legjislacionin statistikor të Bashkimit Evropian”, deklaroi për MIA, zëdhënësja Ana Pisonero.

Komisioni Evropian pas publikimit të rezultateve e përshëndeti regjistrimin duke e quajtur arritje të madhe.

Rezultati mbi përqindjen e popullatës nga censusi i shtatorit ka krijuar mjaft debate dhe pakënaqësi si brenda partive të caktuara politike po ashtu edhe tek një pjesë e komuniteteve etnike në Maqedoninë e Veriut. Partitë e pushtetit thonë se censusi është i besueshëm, i njohur ndërkombtarisht dhe i dobishëm për mirëqenien ekonomike të vendit.

Regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në muajin shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga enti, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit.

Popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike është si vijon:

  • 54.21% – Maqedonase
  • 29.52% – Shqiptarë
  • 3.98% – Turq
  • 2.34% – Rom
  • 0.44% – Vlleh
  • 1.18% – Serb dhe të tjerë.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button