Dita e Liqenit, Sela, Shkëmbi dhe Bakraçeski me biçikleta (FOTO)

Sot, në Ohër  është shënuar 21 qershori, Dita e Liqenit. Ky manifestim mbahet çdo vit, në një nga tri qytetet që  lagin Liqenin e Ohrit.  Aktiviteti  që në fillim të krijimit të tij, është menduar t’i shërbejë, ruajtjes së Liqenit të Ohrit, por edhe bashkëpunimit të banorëve në sfera të ndryshme, me qëllimin e vetëm përmirësimin e jetës së banorëve të këtyre tri vendbanimeve dhe zhvillimit të rajonit në tërësi.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, ndërkaq ka theksuar se Liqeni i Ohrit është  shumë i rëndësishëm për banorët e këtij rajoni, sepse ai i shërben furnizimit të banorëve me ujë të pijshëm, peshkimit, turizmit, qëllimeve hulumtuese dhe shkencore etj. Sela tha se është detyrë dhe obligim i të gjithëve që këtë pasuri t’ua trashëgojnë gjeneratave që do të jetojnë pas nesh.

“Ka një dëshirë dhe motiv shumë të madh të Strugës, Pogradecit dhe Ohrit për ta ruajtur Liqenin e Ohrit, këtë pasuri të rrallë natyrore. Ne na mbetet që të organizohemi dhe t’i përcaktojmë prioritetet dhe t’i realizojmë gradualisht, në dobi të përparimit të rajonit”, tha Nikolla Bakraçeski.

Artan Shkëmbi, kryetar i Bashkisë së Pogradecit theksoi se gjëja që i bashkon këto tri qytete është Liqeni i Ohrit. Ai tha se është bërë shumë këto vite për ruajtjen e tij, por duhet të bëhet edhe më shumë për ruajtjen e florës dhe faunës të liqenit.

Në aktivitet, krahas tri kryetarëve , morën pjesë edhe qytetarë, sportistë, të rinj, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Në sheshin e qytetit në Ohër ishin ngritur tenda, në të cilat janë prezantuar gatime të vendbanimeve të rajonit.

Edhe shoqata e grave “Aureola” nga Struga, e pranishme në këtë aktivitet  në tendën e saj ka shpalosur artin e gatimit të grave anëtare të kësaj shoqate, duke u bërë kështu pjesë e aktivitetit tradicional të Ditës së liqenit.

Lajme të ngjashme

Back to top button