Kina lansoi 3 satelitë të rinj për të studiuar ‘mjedisin hapësinor’

Kina lansoi ​​sot tre satelitë të rinj në hapësirë për të kryer hulumtime shkencore të mjedisit hapësinor dhe korrigjimin e modeleve, raportuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketa bartëse Long March-11 u hodh në hapësirë ​​me satelitët nga qendra e lansimit satelitor Jiuquan në veriperëndim të Kinës, duke hyrë së shpejti në orbitën e tyre të planifikuar.

Tre satelitët, Tianping-2A, Tianping-2B dhe Tianping-2C, do të ofrojnë shërbime të tilla si studimi i mjedisit të hapësirës atmosferike dhe korrigjimi i modelit të parashikimit orbital, raportoi “Xinhua News”.

Ky ishte misioni i tetë hapësinor i Kinës këtë vit.

Me lansimin e fundit, seria e raketave Long March shënoi misionin e saj të 413-të.

Të martën, Kina lansoi ​​për herë të parë variantin e ri të serisë së saj të raketave Long March.

Korporata kineze e Shkencës së Aviacionit dhe Teknologjisë tha se raketa bartëse 50 metra e gjatë Long March 6A u hodh në hapësirë ​​nga qendra e lansimit satelitor Taiyuan në provincën veriore Shanxi.

Raketa barti dy satelitë, Pujiang 2 dhe Tiankun 2, në orbitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button