Tetovë: mbi 60 mijë banorë janë shqiptar, mbi 15 mijë maqedonas
Tetova ka 84.770 banorë, 23.848 amvisëri dhe 30.167 banesa, këtë treguan rezultatet e regjistrimit të popullsisë të cilat u publikuan sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.
Rezultatet treguan se popullsia rezidente në Komunën e Tetovës është si vijon:
- Shqiptar: 60,460
- Maqedonas: 15,529
- Romë: 1,885
- Turq: 1,746
- Serbë: 256
- Boshnjakë: 189
Të padeklaruar 16, të panjohur 7 si dhe personat prej të cilëve të dhënat janë marrë nga burimet administrative 4,368.
Ndryshe, numri i popullsisë së përgjithshme në vend është 1.836.713 banorë, prej të cilëve 54.21% janë maqedonas dhe 29.52 shqiptarë.