Hiqen maskat në shkollat fillore në RMV
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim sonte për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat fillore. Vendimi i Qeverisë është miratuar me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili doli me këtë propozim pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike me koronavirus, njofton Portalb.
Maskat vazhdojnë të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa në universitete lejohet mësimi me prani fizike.
Qeveria ka miratuar edhe propozimin tjetër për shfuqizim të vendimit për prezantim të certifikatave për COVID-19 në tarracat e kafeneve.
Qeveria e ndryshoi edhe vendimin për kapacitetet e brendshme të objekteve të gastronomisë, nga 50 për qind në 75 për qind, por duke mbajtur maskat mbrojtëse dhe duke respektuar vendimet tjera.