Presidenti gjerman anuloi vizitën në Poloni

Presidenti gjerman Franz-Walter Steinmeier është detyruar ta anulojë një vizitë në Poloni, e planifikuar për të martën, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 javën e kaluar, njoftoi sot Zyra e presidentit gjerman, raporton agjencia DPA të hënën, raporton Koha.net.

Steinmeier shprehu keqardhjen që duhej ta anulonte vizitën e tij në Poloni, shkruan zyra në një deklaratë dhe shtoi se vizita duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Steinmeier do të udhëtonte për në Krakovë në jug të Polonisë, të martën dhe duhej të takohej me presidentin Andrzej Duda.

Sipas agjencisë DPA, Steinmeier donte t’i dërgonte një sinjal Polonisë në fillim të mandatit të tij të dytë dhe të tregonte rëndësinë e Polonisë si partneri kryesor i Gjermanisë, transmeton PAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button