Bazë ajrore nga koha e komunizmit në Ballkan, do të bëhet bazë e re e NATO-s

Në janar, filloi puna për mbindërtimin dhe përmirësimin e bazës ajrore “Kuçovë” në Shqipëri si qendër moderne operative e NATO-s, ndërsa Shqipëria ka premtuar 50 milionë euro për bazën ajrore, e cila ndodhet 85 km në jug të kryeqytetit Tiranë, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Baza e vjetër ajrore në Shqipëri nga koha e komunizmit duhet të bëhet një stacion taktik-operativ i NATO-s kur të rihapet në vitin 2023, shkruan Euronews.

Shpenzimet ushtarake në këtë periudhë po rriten në pjesën më të madhe të Evropës, kryesisht në Gjermani, por edhe në Ballkan. Tensionet po rriten edhe në rrethinën e Shqipërisë. Kroacia, si anëtare e NATO-s, dhe Serbia, e cila po e kundërshton anëtarësimin në Aleancë, duket se janë në një mini-garë për armatim.

Serbia ka blerë aeroplanë MiG-29 të përmirësuar, tanke dhe sisteme raketore nga Rusia, ndërsa Kroacia ka blerë 12 avionë luftarakë “rafal” prej Francës.

Në janar filloi puna në përmirësimin e bazës ajrore “Kuçovë” në Shqipëri si qendër moderne operative e NATO-s, ndërsa Shqipëria ka premtuar 50 milionë euro për këtë bazë ajrore, e cila ndodhet 85 km në jug të kryeqytetit Tiranë.

Gjatë regjimit komunist shqiptar, qyteti i vogël i Kuçovës quhej qyteti i Stalinit, ndërsa baza u ndërtua në vitet 1950 duke e shfrytëzuar punën e detyrueshme të të burgosurve nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i cili, megjithëse ishte komunist, në fund e kundërshtoi BRSS-në, Kinën dhe Jugosllavinë pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990, ushtria shqiptare kishte më shumë se 200 aeroplanë, kryesisht modele të ndryshme MiG, në tre baza ajrore. Tani shumica e tyre janë jashtë funksionit, kurse aeroplanët e vjetër rusë dhe kinezë i ndërprenë fluturimet në vitin 2005.

Forca Ajrore Shqiptare tashmë ka në dispozicion disa helikopterë, kryesisht “Bells” dhe “Eurokopterë”, kurse pret të marrë disa “Black Hawks”, shkruan “Euronews”.

Shqipëria i është bashkuar sanksioneve të ashpra të BE-së kundër Rusisë dhe dënoi ashpër agresionin e Kremlinit kundër Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button