Paraburgim për dy persona në lidhje me djegien dhe sulmin në një kazino të Tetovës

Dy persona të dyshuar për sulm fizik ndaj policisë dhe rrezik të përgjithshëm, do të jenë në paraburgim për tetë ditë, në bazë të kërkesës së prokurorit dhe vendimit të gjyqtarit, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria raportoi që ata pasi kishin humbur në lojërat e fatit në një kazino të Tetovës, kishin krijuar konflikt verbal me sigurimin e objektit, duke vazhduar me dëmtimin e pjesës së brendshme të objektit.

“Sigurimi kishte thirrur policinë, dhe në vendin e ngjarjes kishin ardhur dy punonjës policie”, deklarojnë nga Prokuroria, duke shtuar që dy të dyshuarit ishin kthyer për të tentuar të djegin hapësirën e brendshme të objektit, duke e lënduar edhe një polic.

Ndryshe, njëri nga të dyshuarit është duke e vuajtur dënimin tash e disa ditë, derisa tjetri akoma nuk ka filluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button