Incident mes dy të punësuarve në NPQ Shkup

Ministria e Brendshme ka njoftuar se në garazhën e NPQ Shkup në Gjorçe Petrov është regjistruar një incident, transmeton Portalb.mk.

Më 18 mars në orën 21:45, L.M (59) nga Shkupi ka paraqitur se rreth orës 12:30 është sulmuar në garazhën e NPQ Shkup në Gjorçe Petrov.

Sulmi ka ndodhur derisa L.M ka kryer aktivitete të punë në garazhë, ku është i punësuar si bravëndreqës. Ai është sulmuar me mjete të rënda nga D.A, gjithashtu i punësuarve në ndërmarrjen pubike.

Sipas njoftimit, sulmuesi është ndalur nga ana e R.G (i punësuar në NPQ), i cili ka qenë present në hapësirën e punës, së bashku me një punëtorë tjetër.

Po punohet në zbardhjen e rastit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button