Prokurori i cili bëri marrëveshje me Kiçeecin, megjithatë, nuk do të ndjekë krim të organizuar

Prokurori i Gostivarit Arsim Ademi sot nuk e mori mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë për t’u zgjedhur në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai konsiderohej si kandidat për të cilin u përfol se do të jetë pjesë e Prokurorisë së Vilma Ruskovskës, por nuk munguan edhe shkrimet në media, të cilat kujtuan se ka qenë prokurori i cili kishte bërë marrëveshje me Zoran Milevski Kiçeec, gjegjësisht kishte dhënë pëlqimin që Kiçeec të qëndrojë 6 muaj në burg për aksidentin në afërsi të Strazhës, ku jetën e humbi një person, transmeton Fokus.

Po ashtu, për të është hapur një procedurë kundër korrupsionit, me të cilën shqyrtohet nëse ka pasur korrupsion në marrëveshjen ndërmjet Ademit dhe Kiçeecit.

Ndryshe, Ademi u vlerësua me 25 pikë, më të lartat nga prokurori i lartë publik nga Gostivari, megjithatë për të votuan vetëm tre nga 10 anëtarë të Këshillit. Për zgjedhjen e tij votuan vetëm anëtarët: Faik Arsllani, Arbër Isaku dhe Kole Shterjev.

Megjithatë, prokurori Ademi mund të ketë një shans të ri në qershor, kur do të duhet të rizgjidhen edhe katër prokurorë të tjerë në Prokurorinë për Krim të Organizuar.

Në seancën e sotme u zgjodhën prokurorët: Marija Gjorgjeva, Valentina Beslimovska, Engjëllushe Kadriu-Lleshi, Ivana Trajçeva dhe Suzana Mirçeska-Kuzmanovska. Konkretisht, prokurorisë në krye të cilës është Vilma Ruskovska do t’i bashkohen prokurorët të cilët edhe deri tani kanë qenë pjesë e kësaj prokurorie, por mandati i tyre përfundoi në shkurt. Ata morën mandat të ri 4 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button