Analizë profesionale e profesorit Nikolla Kërstanoski: Pse të rinjtë nuk dëshirojnë të përdorin transportin publik?

Pas anketës së publikuar për shfrytëzimin e shërbimeve të transportit publik nga të rinjtë, të cilën Meta.mk e realizoi së bashku me”Studentaria“, profesori universitar i Departamentit komunikacion dhe transport pranë Fakultetit Teknik në Manastir, dr. Nikolla Kërstanoski e jep mendimin e tij profesional lidhur me atë se pse interesimi i të rinjve për shfrytëzimin e transportit publik është vazhdimisht në rënie, si dhe çfarë ndryshimesh urgjente duhet të zbatohen për të përmirësuar gjendjen me transportin publik urban-periferik në vend, shkruan Meta, njofton Portalb.

Profesor Kërstanoski shpjegon se problemi më i madh paraqitet kur shumica e udhëtimeve në një qytet janë para së gjithash me veturë, ndërsa pikënisja e kësaj është niveli i ulët i vetëdijes tek të rinjtë për përfitimet nga ndërtimi i politikës për mjedis më të pastër, e cila në aspektin e trafikut nënkupton më pak përdorim të autimobilit në zonat urbane dhe përdorim sa më të madh të transportit publik cilësor, biçikletave, motoçikletave, ecjes etj.

“Sot jemi dëshmitarë të kufizimeve gjithnjë e më të rrepta e madje edhe ndalimit të plotë të makinave në pjesë të qyteteve, aplikimit të “zonave 30” në të gjithë qytetin siç është për shembull në Bruksel, pagesa e taksës së lartë mjedisore nëse hyni me makinë në zonën qendrore të qytetit (në Londër) ose ndalesë në shumicën e qyteteve gjermane për të hyrë në zonat qendrore të qytetit me makinë që janë me standarde nën EURO 5”, thotë profesori në analizën e tij.

Sa i përket arsyes tjetër kryesore për të cilën paraqitet pakënaqësia tek të rinjtë, ardhja jo me kohë e autobusëve është për shkak se ata lëvizin në të njëjtat korsi me pjesëmarrësit tjerë në trafik ashtu që në orët e pikut kur ka bllokime të trafikut, autobusët ngecin në atë komunikacion.

“Ndodh që në kryqëzimet me semaforë të presin edhe disa cikle, nuk mund të rreshtohen kur duhet të ndërrojnë korsi, ndërsa për shkak të natyrës së punës e kanë patjetër të ndalojnë në stacione për hyrje dhe dalje të udhëtarëve. Shpeshherë keni vozitës të padisiplinuar të veturave që qëndrojnë apo parkojnë edhe në stacionet e autobusëve etj.”, thekson Kërstanoski.

Ai ndalet në faktin se në qytetet më të mëdha nevojitet sistem i transportit publik që përfshin shumë lloje të ndryshme, që me karakteristikat e tyre do të mbulojnë segmente të ndryshme të nevojave të njerëzve. Përveç autobusëve, mund të përfshihen sistemi i metrosë, sisteme të drejtuara në mënyrë automatike (AGT – Automated Guided Transit), tramvaji i shpejtë (LRT – Tranzit i lehtë hekurudhor), sistemi i autobusëve të shpejtë (BRT – Bus Rapid Transit), tramvaji, transporti publik në thirrje (transport publik ose autobus me thirrje).

“Llojet e shpejta dhe me kapacitet të lartë si metroja, LRT ose BRT funksionojnë me mjete të mëdha me kapacitet të lartë dhe, më e rëndësishmja, në rrugë të ndara fizikisht nga pjesa tjetër; është trafik që u siguron atyre shpejtësi të madhe, saktësi të lartë dhe rregullsi e pavarësi nga bllokimi i rrugëve të trafikut tjetër”, thotë ai.

Në mënyrë që transporti publik të bëhet më tërheqës për përdorim për të rinjtë dhe popullatën e përgjithshme dhe për të përfituar mjedis jetësor më të shëndetshëm, profesori thekson se nevojitet rrjet linjash që i përshtaten nevojave të qytetarëve, transport i besueshëm që nënkupton ruajtje të saktësisë dhe rregullsisë së orareve dhe realizimin e rregullt të kohës së pritur të udhëtimit. Është gjithashtu shumë me rëndësi të bëhen anketa me përdoruesit e transportit publik. Realizimi i tyre në botë tregon se element i rëndësishëm për udhëtarët është rehatia.

“Me zhvillimin e teknologjisë IT, dispozicioni i informacioni në kohë reale në telefonat celularë vlerësohet shumë nga udhëtarët. Për sa i përket çmimit të biletës, është pjesë e cilësisë së shërbimit, por është interesante të theksohet se në shumë sondazhe në mbarë botën, ky artikull është diku në fund në renditjen e cilësisë së shërbimit, sepse përgjithësisht kudo çmimi i biletës. mbahet në nivel të ulët për shkak të nevojës që transporti publik të përdoret çdo ditë dhe nga sa më shumë shfrytëzues”, potencon profesori Nikolla Kërstanoski.

Ai konsideron se ajo që duhet të bëjnë autoritetet për të përmirësuar gjendjen e transportit publik dallon nga ajo në Shkup dhe qytetet tjera më të vogla në Maqedoni.

“Në të gjitha qytetet e tjera të Maqedonisë (përveç Shkupit) ku ka transport publik nuk ka traditë të shfrytëzimit të transportit publik”, sqaron profesori Kërstanoski.

“Shkupi është qytet që prej kohësh e ka tejkaluar transportin me autobusë dhe i mungojnë të paktën disa nga llojet e transportit të shpejtë, me kapacitet të lartë, me trase të mbrojtur, me riorganizim dhe optimizim të plotë të rrjetit të plotë të linjave, për të siguruar sistem të vetëm të koordinuar të llojeve të shpejta dhe autobusit klasik. Dhe sigurisht planifikimi i një sistemi që do të plotësojë elementët e cilësisë të shënuar më sipër. Në qytetet më të vogla mjaftojnë rrjete më të vogla të linjave për të siguruar qasje në pikat kryesore të qytetit. Te ato qytete më theksi më i madh vendoset në transportin periferik dhe atë rural, me të cilin sigurohet transport nga vendbanimet përreth deri në qytet, përfundon profesori Kërstanoski.

Përndryshe, të dhënat statistikore për shfrytëzimin e transportit publik në vend i konfirmojnë rezultatet e anketës sonë se interesimi i të rinjve për shfrytëzimin e transportit urban-periferik është në rënie. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave thonë se në vitin shërbimet e transportit urban-periferik në vend i kanë përdorur 2021 37.386.000 udhëtarë. Prej tyre, NTP-Shkup dhe autobusët privatë vitin e kaluar në Shkup kanë transportuar gjithsej 29.797.130 udhëtarë, ndërsa qytetarët e tjerë të transportuar janë me transport publik të organizuar nëpër qytete të tjera të Maqedonisë.

Me kalimin e viteve, vërehen të dhëna për rënie të vazhdueshme të përdorimit të transportit publik në të gjithë vendin, veçanërisht në Shkup. Numri i udhëtarëve të transportuar në kryeqytet ka rënë më shumë se dyfish me paraqitjen e pandemisë kovid-19 në vitin 2020, por edhe paraprakisht ato kanë shënuar linjë shqetësuese rënëse

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button