Site icon PORTALB

Zelenski: Armata ruse po ballafaqohet me humbjet më të mëdha në dekadat e fundit (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Vollodomir Zelenski në rrjetet sociale publikoi video-fjalim drejtuar kombit në të cilën deklaroi se armata ruse po pëson humbjet më të mëdha në dekadat e fundit, njofton Portalb.

Zelenski pohon se 31 grupe taktike të batalionit rus tani janë të paafta për luftë.

Ai kërkon lirim të shpejtë të kryetarit të komunës së Melitopolit, i cili gjoja është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se për këtë ka biseduar me liderët francezë dhe gjermanë.

Zelenski, gjithashtu, tha se Ukraina punon me Komisionin Evropian që ta përshpejtojë anëtarësimin e saj në BE.

 

 

Exit mobile version