Site icon PORTALB

OKB: 564 civilë të vdekur deri tani në Ukrainë

Lufta në Ukrainë, foto: AA

Lufta në Ukrainë, foto: AA

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha të premten se ka konfirmuar vdekjen e 564 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë 41 fëmijë, transmeton REL.

Numri i vërtetë mendohet të jetë dukshëm më i lartë pasi nuk ka qenë ende në gjendje të vërtetojë raportet nga zonat ku luftimet intensive po vazhdojnë, tha OHCHR.

Shumica vdiqën nga përdorimi i armëve shpërthyese, duke përfshirë granatimet e rënda me artileri, raketa dhe sulme ajrore, shtoi ai.

Exit mobile version