RMV, shtrenjtohet dizeli, çmime të reja të derivateve të naftës

Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen në mesatare për 1,67 për qind, informoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), njofton Portalb.

Sipas KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë dhe do të mbeten 93 dhe 95 denarë, ndërsa çmimi me pakicë i EURODISEL (D-E V) rritet për tre denarë dhe do të kushtojë 97 denarë.

Çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për 2,5 denarë dhe do të kushtojë 92,50 denarë, ndërsa i Mazutit rritet për 1,404 denarë dhe do të kushtojë 60,569 denarë për kilogram.

“Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 më 11.3.2022. Tregtarët me shumicë dhe me pakicë me derivate të naftës dhe derivate për transport mund t’i formojnë çmimet e disa derivateve të naftës dhe derivateve për transport edhe më ulët nga çmimet më të larta të konfirmuara”, thonë nga KRRE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button