Çmimet e produkteve industriale janë rritur për 16.4 përqind në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, nga janari i vitit të kaluar e deri më sot është rritur për 16.4 përqind çmimi i shitjes së produkteve industriale, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar 2022, indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 1.7 % në nivel mujor dhe për 16.4 % në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Ulje brenda një muaji theksohet në sektorin Miniera dhe gurorë për 3.0 %.

“Në muajin janar 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 21.7 %, në sektorin Industria përpunuese për 14.2 % dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 45.9 %”, deklarojnë nga Enti, duke theksuar edhe çmimin në sektorin e energjisë që është rritur për 39.1 përqind dhe te prodhimi i metaleve për 40.3 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button