RMV, ndryshimet e ligjeve për TVSH-në dhe akcizën u dërguan për miratim në Kuvend

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në mbledhjen e sotme të 25-të me ndryshime dhe plotësime e përcaktoj tekstin për Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, transmeton Portalb.mk.
Qeveria njofton se me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Tatimin mbi vlerën e shtuar parashikohet ulje e normës  së tatimit mbi vlerën e shtuar, përkatësisht lirim nga tatimi mbi vlerën e shtuar për produkte të caktuara, të përfshira nga masat e miratuara dje për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive.

“Zgjidhjet e reja ligjore do të sigurojnë zbatimin e masës për uljen e normës preferenciale të TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0% për produktet: bukë; sheqer; miell – lloji 400; vaj luledielli; qumësht i përhershëm, mish i freskët; oriz dhe vezë”, informon Qeveria.

Nga atje shtojnë se me ndryshimet në Ligjin për TVSH-në do të lirohen  nga pagesa e këtij tatimi  importi i gazit natyror, energjisë elektrike,  energjisë termike dhe ftohjes.

“Qeveria miratoi ndryshimet  dhe plotësimet në Ligjin për akciza, me të cilat pritet të ulen çmimet me pakicë të benzinës dhe derivateve të tjera të naftës, që ishte edhe një nga masat e Qeverisë për ndalimin e rritjes së çmimeve të këtyre energjensave. Ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe Ligjin për Akciza janë dërguar në Kuvend me propozim që të miratohen me procedurë urgjente”, informon Qeveria.

Qeveria në mbledhjen e sotme gjithashtu njoftoi se ka sjell Vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për realizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe për kryetar të Komunës Qendër Zhupë.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje të tarifave doganore për produktet ushqimore, kurse programi për energjetikë për varfëri energjetike do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2022, sikurse dhe subvencionimi i çmimit të ngrohjes qendrore. Në këtë sferë përfshihet edhe ulja e TVSH-së nga 18% në 10 % për lëndët djegëse.

Në 26 masat e miratuara nga Qeveria, përfshihen edhe lehtësime dhe ulje e interesit gjatë marrjes së kredive.

Qeveria në listën e artikujve me marzhën e kufizuar të fitimit e futi bukën, vajin, miellin, mishin, sheqerin, qumështi dhe produktet e saj, orizi, shpageta, makarona dhe vezët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button