Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për formimin e Strategjisë nacionale për zhvillim për 20 vitet e ardhshme

Në seancën e 22-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u procedua formimi i Strategjisë nacionale për zhvillim për 20 vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Sot në seancën e 22-të u shqyrtua dhe miratua “Informacioni për krijimin e Strategjisë nacionale për zhvillim 2022-2024” dhe u miratua “Korniza e metodologjisë e Strategjisë nacionale për zhvillim 2022-2042” e propozuar në fazën e parë të projektit”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Përmes kësaj strategjie përcaktohen qëllimet e vendit drejt zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe ekologjik, ndërsa planifikohet gjithëpërfshirja e shumë palëve të prekura. Zëvendëskryeministrat dhe ministri i financave është përgjegjës për koordinimin e këtij procesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button