Tetovë, Komuna shpalli thirrje publike për vendosjen e tarracave para lokaleve për vitin 2022
Komuna e Tetovës ka shpallur thirrje publike për vendosjen e pajisjes urbane në sipërfaqet publike para lokaleve afariste- tarracë për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.
Nga Komuna njoftojnë se ftohen të gjithë personat juridik shfrytëzues të sipërfaqeve publike, të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë në regjistrin përkatës, veprimtari hoteliere, të parashtrojnë kërkesë deri te Kryetari i Komunës së Tetovës për marrjen e lejes sezonale për vendosjen e pajisjes urbane në sipërfaqe publike para lokaleve afariste.
Me kërkesën është e nevojshme të dorëzohen dokumentacionet të cilat mund ti gjeni KËTU.
Të gjithë personat të interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën deri te Komuna e Tetovës gjegjësisht në Arkivin e Komunës.
Rikujtojmë që Komuna e Tetovës, ashtu siç njoftojnë nuk lejon uzurpimin apo bllokimin e trotuareve apo hapësirave publike, të paktën në lokacionet afër qendrës.