“Metamorfozis” organizoi trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale me OJQ-të dhe gazetarët

Çfarë janë të dhënat personale, si dhe sipas cilave norma ligjore dhe për çfarë nevojash mund të mblidhen nga qytetarët, si dhe për sa kohë mund të ruhen ato, ishin temat që u zhvilluan në trajnimin për organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët në temë “Mbrojtja e të dhënave personale në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në trajnimin e organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis”, trajnuesja Elena Stojanovska, e cila ka më shumë se 17 vite përvojë pune në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, përveç udhëzimit të  pjesëmarrësve për konceptet themelore dhe normat ligjore dhe praktikat e mira për mbrojtjen e të dhënave personale, ofroi edhe udhëzime të drejtpërdrejta se si organizatat e shoqërisë civile (OJQ) të mbledhin të dhëna personale nga qytetarët me të cilët bashkëpunojnë në një formë dhe si mund të merren me to.

Ligji i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 42/20) u miratua në shkurt 2020, është plotësisht i harmonizuar me General Data Protection Regulation 2016/678 (Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).

Ligji i ri hyri në fuqi më 24 gusht 2021 dhe deri në fund të muajit të kaluar është zbatuar në mënyrë të kufizuar, pra vetëm me paralajmërime. Por që nga fillimi i këtij muaji moratoriumi i dënimeve, që është aplikuar deri më tani skadoi, ndaj përgjegjësinë për punën me të dhënat personale të qytetarëve, përkatësisht mbledhjen dhe ruajtjen e tyre e kanë institucionet shtetërore dhe vendore, si dhe bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe prodhuesit e programeve kompjuterike dhe pronarët e faqeve të ndryshme të internetit që mbledhin të dhëna personale nga përdoruesit e tyre.

“E dhënë personale” është çdo informacion që lidhet me një person fizik ose person fizik të identifikuar, identiteti i të cilit mund të përcaktohet drejtpërdrejt ose tërthorazi, veçanërisht në bazë të një identifikuesi si emri dhe mbiemri, numri personal i identifikimit, informacioni i vendndodhjes, identifikuesi nëpërmjet internetit, ose në bazë të një ose më shumë karakteristikave specifike për identitetin fizik, fiziologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik. Për disa nga ato të dhëna personale dhe në fusha të caktuara, sipas dispozitave ligjore, nuk kërkohet pëlqimi i qytetarit, por për disa duhet kërkuar”, tha Stojanovska.

Foto: Meta.mk
Foto: Meta.mk

Duke folur për disa nga ndryshimet më të rëndësishme që i sjell ligji i ri, ajo theksoi se tashmë në kategorinë e të dhënave personale është përfshirë IP-adresa nga e cila mund të bëhet qasje në ndonjë shërbim onlajn, faqe interneti nga e cila përdoret një shërbim digjital.

“Duke vënë në dukje se mbledhja e të dhënave personale është zakonisht detyrë që ndërmerret për realizimin e një të drejte ose shërbimi, në parim të dhënat duhet të ruhen – të sigurta dhe me qasje të kufizuar – për aq kohë sa ofrohet shërbimi, me përjashtim të rasteve kur me Ligji nuk është përcaktuar afat i saktë i ruajtjes”, theksoi Stojanovska.

Në trajnimin dyditor, të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, që u zhvillua dje dhe sot, morën pjesë përfaqësues të Shoqatës për Inovacion Social ARNO, Qendra për Dialog Ndërkulturor – Kumanovë, “Të gjithë për Gjykim të Drejtë”, Forumi Rinor Arsimor, si dhe gazetarë të “Meta” dhe “Portalb”.

Gjatë trajnimit, që u mbajt në “MladiHub” në Shkup, nëpërmjet ushtrimeve praktike, ata bënë propozime për “raportimin e politikave të privatësisë”, në përputhje me normat ligjore, për disa nga shërbimet elektronike më të përdorura që organet shtetërore i ofrojnë sot për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button