Testimi ekstern, disa nxënës maqedonas i kanë ditur përgjigjet, vodhën testin

Përmes rrjeteve sociale janë shpërndarë përgjigjet e testeve nga lënda e maqedonishtes për gjimnazistët e vitit të tretë ditë më parë mbajtjes së testimit ekstern. 

Si që njoftojnë mediat maqedonase, këta nxënës i kanë ditur edhe përgjigjet e testeve nga lënda e fizikës, kimisë dhe biologjisë edhe atë për vitin e parë dhe të tretë në shkolla të mesme.

Në TV Telma madje kanë arritur testet e vjedhura të gjuhës maqedonase e cila dallon nga programi për nxënësit shqiptar.

Nga Qendra shtetërore për testim i kanë hedhur poshtë akuzat për një gjë të tillë. Por, u ka ardhur habi pse disa nxënës e kanë kryer testin e biologjisë për 15 minuta. 

Lajme të ngjashme

Back to top button