Nxënësi dhe mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut mund të shpërblehen financiarisht nëse kanë fituar në gara

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të shpërblejë nxënësit që janë fitues nëpër gara shtetërore, duke planifikuar shpërblim edhe për mësimdhënësin që ka qenë mentor i atij nxënësit, transmeton Portalb.mk.

“Për vendin e parë të fituar në garat në nivel shtetëror nxënësit dhe mësimdhënësit të tij u ndahet shpërblimi me para. Garat duhet të jenë të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve”, bëjnë me dije nga Ministria.

Nxënësit apo mësimdhënësit kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë mundësi deri më 31 dhjetor të këtij viti, duke dorëzuar dokumentet e parapara në Konkurs.

Ndërkohë, Ministria ka hapur edhe një Konkurs për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare gjatë vitit 2022 nga fusha e Matematikës, Informatikës dhe Shkencave Natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button