RMV, tre vjet kontrollojmë nëse tre gjyqtarë janë pasuruar në mënyrë jo proporcionale

Ka pothuajse tre vjet që kur KSHPK-ja ka kërkuar prej institucioneve kontrollin e pasurisë për pesë gjyqtarë dhe familjarët e tyre, procedura ka përfunduar vetëm për dy, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e antikorrupsionit janë me duar të lidhura dhe mbetet vetëm të presin e të shohin çfarë do t’u jep Policia Financiare për tre të tjerët.

Për inspektim “mbeten” ish-gjyqtarët Jovo Vangellovski dhe Vlladimir Pançevski dhe gjyqtarja administrative Svetllana Kostova.

Procedura ka përfunduar për Sofija Llalliçiq dhe Aleksandra Zafirovska.

Në përgjigje për BIRN, KSHPK-ja ka sqaruar se ata kishin bërë gjithçka që ishte në kompetencat e tyre.

Në procedurën për kontroll të të dhënave nga pyetësorët, Komisioni Shtetëror i ka siguruar të dhënat nga Ministria e Brendshme, Depozitari Qendror i Letrave me Vlerë, Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Regjistri Qendror i RMV-së, si dhe nga bankat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga atje.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2019, kanë kërkuar të bëhen kontrolle nga Policia Financiare. Kur të përfundojnë kontrollet, do të njoftojnë KSHPK-në, por kjo nuk ka ndodhur ende, prandaj procedurat për ta janë ende të hapura.

Si nisi gjithçka?

Ishte fundi i marsit 2019, kur përbërja e sapo zgjedhur e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në konferencë për shtyp njoftoi se do të kontrollojë pasurinë e pesë gjyqtarëve të cilët u gjendën në Raportin, e Departamentit të Shtetit Amerikan, për të Drejtat e Njeriut për Maqedoninë për vitin 2018.

Për ta shkruhej se kishin lidhje me pushtetin ekzekutivin.

Sofka Pejovska-Dojçinovska nga KSHPK, duke njoftuar për kontrollin, asokohe tha: “Besoj se nëse zbulojmë diçka, ky dyshim është gjithmonë i pari, me siguri do të jemi pjesë e mozaikut për të mbyllur një foto, apo fotografitë për këta njerëz të cilët, me sa dimë i përcjellë një karakteristikë se janë pjesë e sjelljeve të padëshiruara në vitet e kaluara.

Që atëherë kanë kaluar pothuajse tre vjet. Tani për tani, epilogu është në frymën e komedisë së Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”.

Tre nga gjyqtarët, pasuria e të cilëve u gjet në rentgenin e shtetit, nuk janë më gjyqtarë, pasi Këshilli Gjyqësor i shkarkoi pasi procedurat u shtynë për disa vite.

Asnjë njollë në pronë

Nga mesi i vitit 2021, gjyqtarja Sofija Llalliçiq nuk është më gjyqtare. Gjykata Supreme vlerësoi se vendimi për shkarkimin e saj ishte i saktë.

Përderisa ajo pretendonte se shkarkimi ishte i kundërligjshëm dhe turp për gjyqësorin, në tetor 2020 KSHPK-ja e kishte ndërprerë procedurën për të.

Në vendim thuhet: “Pas shqyrtimit të të dhënave të marra nga institucionet e mësipërme, si dhe pas shqyrtimit të njoftimit nga Drejtoria e Policisë Financiare, KSHPK konstaton se nuk ka elemente për veprime të mëtejshme kompetente të saj në këtë rast”.

Përveç pasurisë saj është kontrolluar edhe pasuria e nënës saj, por nuk ka pasur asgjë të diskutueshme apo të dyshimtë.

Formulim identik ka edhe për gjyqtaren Aleksandra Zafirovska, për të cilën PSP-ja në raportin e posaçëm për gjyqtarët thekson se është ndër ato që “ia hapën derën gjerë politikës për të hyrë në gjyqësor” dhe zëri i saj u dëgjua në bombat ku janë bë marrëveshje për zgjedhje të gjyqtarëve.

Përveç saj, nën vëzhgimin e institucioneve shtetërore ishin edhe bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

Gjatë kohës sa ishte anëtare e Këshillit Gjyqësor, ajo nuk ka fituar pasuri të mëdha në mënyrë jo proporcionale dhe nuk ka dyshime se ka kryer ndonjë vepër penale.

Procedurat për ato nga hapja deri në përfundim kanë zgjatur një vit e gjysmë, gjegjësisht dy vjet e gjysmë.

Filtra të ngadalshëm për kontrolli

Menjëherë pasi kanë filluar punën, anëtarët e antikorrupsionit në deklarata publike kanë thënë se nuk kanë as kushte, as softuer dhe as staf të mjaftueshëm për të punuar pa pengesa.

Pyetja që është bërë publikisht në vitin 2019 është, nëse për tre gjyqtarë pritet kaq gjatë të shqyrtohet pasurimi jo proporcional, sa do të pritet për të kontrolluar pak më pak se 500 gjyqtarë, sa ka në Maqedoni.

Kjo vlen jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për të gjithë zyrtarët.

Deklaratat e kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev, shefit të Policisë Financiare Arafat Muaremi dhe gjyqtares Dobrilla Kacarska

Në ndërkohë, në bazë të të dhënave të KSHPK-së mund të gjenden vendime për urdhërpagesa për kundërvajtje për gjyqtarët të cilët nuk i kanë dorëzuar pyetësorët, që është obligim ligjor.

Disa, nga ana tjetër, kanë “përfituar” nga ngathtësia e sistemit dhe, megjithëse nuk i kanë dorëzuar pyetësorët, kundërvajtja e tyre është vjetruar.

Gjobat janë simbolike – nga 200 deri në 400 euro. Nëse gjoba paguhet brenda 8 ditësh, atëherë kjo shumë përgjysmohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button